Kontakto me ne për Shërbime Profesionale Pastrimi

Infomacioni i Kontaktit

Orari

Hënë - Shtunë: 8:00 - 19:00
Pyetjet më të Shpeshta

Keni Pyetje?

Seksioni ynë i FAQs (Pyetje dhe Përgjigje të Shpeshta) është krijuar për t’ju ndihmuar të gjeni përgjigje të shpejta dhe të qarta mbi shërbimet tona të pastrimit. Këtu do të gjeni informacione mbi llojet e shërbimeve që ofrojmë, procesin e rezervimit, produktet që përdorim dhe shumë më tepër. Nëse nuk gjeni përgjigjen që kërkoni, mos hezitoni të na kontaktoni – jemi këtu për t’ju ndihmuar!

Ne ofrojmë pastrim për shtëpi, vila, apartamente, zyra, hotele, restorante, qendra tregtare, dyqane dhe më shumë. Gjithashtu, specializohemi në larjen e fasadave, pastrimin e pishinave, dezinfektimin dhe higjienizimin e ambienteve.

Frekuenca e pastrimit varet nga madhësia e shtëpisë, numri i banorëve dhe mënyra e jetesës. Rekomandohet një pastrim i thellë çdo 3-6 muaj, ndërsa pastrimi standard mund të bëhet një herë në javë ose dy herë në muaj për të ruajtur higjienën.

Pastrimi i zyrave rekomandohet çdo ditë ose disa herë në javë, sidomos për ambiente me fluks të lartë njerëzish. Pastrimi i thellë mund të bëhet çdo 1-3 muaj, në varësi të nevojës.

Po, ofrojmë pastrim të thelluar ose gjeneral për shtëpi, apartamente dhe vila, duke përfshirë pastrimin e tapicerive, dyshemeve, kuzhinës, banjove dhe hapësirave të tjera.

Po, ne përdorim produkte dhe pajisje profesionale të cilësisë së lartë për të garantuar një pastrim të plotë dhe efektiv.

Po, ne përdorim produkte ekologjike dhe të sigurta për ambientin dhe shëndetin tuaj, duke shmangur kimikatet e dëmshme. Produktet janë të çertifikuara ndërkombtarisht sipas patentave Europiane CE

Po, ofrojmë shërbime të specializuara për hotele, restorante dhe biznese në sektorin e mikpritjes, duke siguruar një ambient të pastër dhe të higjienizuar për klientët dhe stafin tuaj.

Po, ofrojmë pastrim për njësi Airbnb, duke siguruar një ambient të pastër dhe të rregullt për çdo klient të ri.

Po, ofrojmë shërbime profesionale për pastrim fasadash dhe xhamash, duke përdorur teknika moderne dhe pajisje të sigurta për të pastruar çdo lloj ndërtese.

Shërbimi DDD përfshin eliminimin e baktereve, parazitëve dhe insekteve, duke garantuar një ambient të pastër dhe të sigurt nga mikroorganizmat dhe dëmtuesit.

Po, mund të rezervoni shërbimin tuaj paraprakisht për datën dhe orarin që ju përshtatet më mirë.

Kënaqësia juaj është prioriteti ynë! Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë shërbimin më të mirë të pastrimit duke i kushtuar rëndësi çdo detaji por edhe nëse nuk jeni të kënaqur me shërbimin, ne ofrojmë rishikim dhe korrigjim të pastrimit sipas nevojës pa kosto shtesë.

Na Shkruani