Pse është i rëndësishëm Pastrimi i Thelluar i Shtëpisë

Si të mbani ambientin pastër

Këshilla praktike për mirëmbajtjen e ambientit të shtëpise tuaj dhe kontributi për një higjene të lartë

Një shtëpi e pastër nuk është vetëm çështje estetike, por edhe një domosdoshmëri për shëndetin e familjes suaj. Pastrimi i përditshëm ndihmon në ruajtjen e një mjedisi të pastër, por nuk është i mjaftueshëm për të eliminuar bakteret, mykun dhe alergjenët që grumbullohen me kalimin e kohës.

Për këtë arsye, pastrimi i thelluar është një hap i rëndësishëm që duhet të kryhet të paktën 5-6 herë në vit për të siguruar një mjedis të shëndetshëm.

Çfarë përfshin pastrimi i thelluar?

Alfa Pastrim

- Pastrim i plotë i dyshemeve dhe tapeteve me pajisje profesionale. - Heqja e pluhurit nga sipërfaqet e larta dhe të fshehura. - Pastrim i thelluar i mobiljeve dhe tekstileve të shtëpisë. - Dezinfektimi i banjave dhe kuzhinës për të eliminuar bakteret dhe mykun. - Shërbime dezinfektimi (DDD) për eliminimin e mikroorganizmave të dëmshëm.

Pastrimi i shtepise

Rëndësia e shërbimeve DDD në pastrimin e thelluar! Pastrimi i thelluar nuk ka efekt të plotë pa një dezinfektim të duhur. Shërbimet DDD (Dezinfektim, Dezinsektim dhe Deratizim) ndihmojnë në eliminimin e baktereve, viruseve dhe insekteve të dëmshme që mund të jenë të pranishme në ambientin tuaj. Kryerja e rregullt e shërbimeve DDD siguron një mjedis më të shëndetshëm dhe më të sigurt për ju dhe familjen tuaj.